Rrahmani: Ky ngërç tejkalohet vetëm kur të bëhemi bashkë me popullin

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Eman Rrahmani ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar subjektin politik që ka për kryetar Albin Kurtin, për përpjekje për rikthimin e, siç e ka quajtur, autoritarizmit dhe përqendrimit të kontrollit institucional te një person. Para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për votimin dhe zgjedhjen e…

Lajme

11/09/2026 10:43

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Eman Rrahmani ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke e akuzuar subjektin politik që ka për kryetar Albin Kurtin, për përpjekje për rikthimin e, siç e ka quajtur, autoritarizmit dhe përqendrimit të kontrollit institucional te një person.

Para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për votimin dhe zgjedhjen e nënkryetarëve të këtij institucioni, ish anëtari dhe ish deputeti i LVV-së, Rrahmani, ka deklaruar se situata aktuale “i konvenon pushtetit që ka uzurpuar institucionet”, ndërsa ka shtuar se beson që do të përdoren forma të ndryshme për zgjatjen e këtij pushteti.

Rrahmani: Ngërçi tejkalohet vetëm duke u bërë bashkë me popullin

“Me kthy në vendin ton autoritarizmin me u kontrollua gjithçka prej një njeriu. Kjo situatë i konvenon dikujt që i ka uzurpuar institucionet ndaj do të provoj çdo mënyrë me i zgjate jetën këtij lloj pushteti të dhunshëm të gjitha institucioneve që i ka uzurpua. Ky ngërç dilet vetëm kur të bëhemi bashkë me popullin”, tha ai.