Rrahje në Euroleague
Basketbollisti i Britanisë së Madhe, Pops Mensah-Bonsu është përfshirë në një rrahje gjatë paraqitjes për skuadrën e tij turke, Galatasaray. Skenat e këqija ndodhën tre minuta para përfundimit të duelit në Euroleague mes Galatasarayt dhe Olympiakosit. Mensah-Bonsu reagoi keq pas një goditje me bërryl nga qendra e ekipit grek, Mirza Begic dhe më pas u…
Sport
Basketbollisti i Britanisë së Madhe, Pops Mensah-Bonsu është përfshirë në një rrahje gjatë paraqitjes për skuadrën e tij turke, Galatasaray.
Skenat e këqija ndodhën tre minuta para përfundimit të duelit në Euroleague mes Galatasarayt dhe Olympiakosit. Mensah-Bonsu reagoi keq pas një goditje me bërryl nga qendra e ekipit grek, Mirza Begic dhe më pas u ‘sqaruan’ me grushte.
Mensah-Bonsu shpërtheu nga hidhërimi dhe e ndoqi Begicin në parket para se ata të ndahen nga bashkëlojtarët dhe zyrtarët. Të dy së bashku rrezikojnë të dënohen për një kohë të gjatë si rezultat i rrahjes.
Mensah-Bonsu i cili e përfaqësoi Britaninë e Madhe në Olimpiadën e Londrës në verën e shkuar, u transferua në Galatasaray këtë sezon pasi nuk arriti të fitojë kontratë me Washington Wizards në NBA, në fund të tetorit.
Olympiakos fitoi bindshëm kundër Galatasarayt me rezultat 72:54.