Rrahje masive në Lipjan, policia arreston 10 persona anëtarë të dy familjeve

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dhjetë persona të dyshuar, anëtarë të dy familjeve, pasi të njëjtit për motive ende të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti. Rasti ka ndodhur në Lipjan, të premten në ora 14:44. “Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë, anëtarë të dy familjeve, pasi…

Lajme

23/08/2025 09:09

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dhjetë persona të dyshuar, anëtarë të dy familjeve, pasi të njëjtit për motive ende të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti.

Rasti ka ndodhur në Lipjan, të premten në ora 14:44.

“Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë, anëtarë të dy familjeve, pasi të njëjtit për motive ende të panjohura janë përfshirë në rrahje në mes veti dhe gjatë përleshjes dyshohet se kanë përdorur mjete të forta, ndërsa në posedim kanë pasur edhe një armë automatike e cila nuk është përdorur”, thuhet në raport.

Njësitet policore si dëshmi materiale kanë konfiskuar armën e cekur me dy karikatorë dhe 46-fishekë dhe mjetet tjera të përdorura.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar dy të dyshuar prej të cilëve njëri është liruar pas tretmanit mjekësor, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarve (përfshirë edhe të lënduarit) pas intervistimit, u është shqiptuar masa e ndalimit për 48-orë.