Rrahet polici pasi shkoi për të inspektuar masat anti-COVID në një lokal në rrugën “B” në Prishtinë

Policia e Kosovës, gjatë një kontrolle në njërin prej lokaleve në Rrugën B në kryeqytet për mosrespektim të masave antiCovid, ka hasur në rezistencë nga dy të dyshuar, të cilët kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore.

Lajme

16/01/2021 11:21

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Pas pranimit të informatës për mos respektimi të vendimit të qeverisë për respektimin e masave anti Covid 19 njësitë policore së bashku me inspektorët sanitarë kanë dalë në atë lokacion ku brenda në restorant kanë hasur një numër të konsiderueshëm të qytetarëve. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin e shtetit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/