Rosberg mposht Hamiltonin në Austri

Ngasësi i Mercedesit, Nico Rosberg fitoi garën për Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1. Ai mposhti kolegun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton.

Sport

22/06/2014 16:48

Nico Rosberg mposhti kolegun e tij nga Mercedes, Lewis Hamilton dhe fitoi garën për Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1.

Ngasësit e Mercedesit për gjysmën e garës ishin bë ballafaqim me dy bolidët e Williamsit para se të blindonin dy pozitat e para pas ndaljeve të fundit në boks.

Rosberg mbeti para Hamiltonit, por britaniku nuk ishte në gjendje të rivalizonte gjermanin.

Ngasësit e Williamsit, Valtteri Bottas dhe Felipe Massa përfunduan në pozitat tre përkatësisht katër para Ferrarit të Fernando Alonsos.