​Besnik Krasniqi shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, e ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për xhiron e nëntë të këtij edicioni. Ky çmim i është ndarë futbollistit të Dritës, Besnik Krasniqi, i cili ishte vendimtar në fitoren e skuadrës gjilanase ndaj Ballkanit. Krasniqi realizoi golin e…

Sport

16/10/2026 12:28

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, e ka ndarë çmimin tradicional “Ylli i Javës” për xhiron e nëntë të këtij edicioni.

Ky çmim i është ndarë futbollistit të Dritës, Besnik Krasniqi, i cili ishte vendimtar në fitoren e skuadrës gjilanase ndaj Ballkanit.

Krasniqi realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutat shtesë, duke ia siguruar Dritës fitoren me rezultat 0:1 dhe tri pikë shumë të rëndësishme në përballjen me rivalin nga Suhareka.

Me golin vendimtar dhe paraqitjen e tij në këtë takim, Krasniqi u vlerësua si futbollisti më i dalluar i xhiros së nëntë në elitën e futbollit kosovar.

Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.