Rooney përfundon sezonin

David Moyes duket se ka marrë një goditje të re pas lajmit se Wayne Rooney do të mungojë në vazhdim të sezonit. Sulmuesi është duke vuajtur nga një problem në gishtin e këmbës. Dhe, sipas Daily Star, problemi është më serioz se që mendohej fillimisht dhe Rooney nuk do të luajë në pjesën e mbetur…

Sport

11/04/2014 18:13

David Moyes duket se ka marrë një goditje të re pas lajmit se Wayne Rooney do të mungojë në vazhdim të sezonit.

Sulmuesi është duke vuajtur nga një problem në gishtin e këmbës. Dhe, sipas Daily Star, problemi është më serioz se që mendohej fillimisht dhe Rooney nuk do të luajë në pjesën e mbetur të edicionit.

United ka edhe pesë ndeshje të mbetura, por Moyes kishte shpresuar se do të ketë në dispozicion një skuadër të plotë, duke ndërtuar një bazë të fuqishme për edicionin e ri.

Ende nuk dihet nëse lëndimi do t’ia rrezikojë Rooneyt paraqitjen në Kampionatin botëror por raportohet se doktorët e Unitedit shpresojnë që ai të jetë shëndosh e mirë për Kampionatin botëror në Brazil.