Ronaldos po i ndodh diçka e pazakontë në “Santiago Bernabeu”
"Santiago Bernabeu" është kthyer në një mallkim të madh për Cristiano Ronaldon.
Sport
Pasi që nuk shënoi as ndaj Leganes, portugezi ka grumbulluar pesë ndeshje pa gol në stadiumin e Realit.
Kjo nuk i ka ndodhur asnjëherë Ronaldos, që prej transferimit nga Manchester United në vitin 2009, përcjellë “Lajmi.net”.
Ndryshe, Reali mposhti Leganes 3:0, me dy gola të Gareth Bale dhe një të Alvaro Moratas.