Ronaldon e lëshojnë nervat, godet futbollistin e Liverpoolit derisa ai është i shtrirë në tokë

Yllin e Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo e 'lëshuan nervat' në fundin e pjesës së parë.

Sport

24/10/2021 18:37

Liverpool është duke triumfuar me rezultat 0 – 4 në “Old Trafford”, por në minutat e fundit ndodhi një incident, shkruan lajmi.net.

Ronaldon e ‘lëshuan nervat’ shkaku i rezultatit dhe goditi me shqelm mesfushorin e Liverpoolit, Curtis Jones derisa ishte i shtrirë në tokë.

Kjo nuk iu pëlqeu lojtarëve të “Reds” që menjëherë iu afruan Jones për ta mbrojtur.

Ndërkohë, portugezi u ndëshkua me karton të verdhë./Lajmi.net/

https://twitter.com/CFC_JohnSmith/status/1452312153256513545