Ronaldo u skuq pas katër vjetësh
Cristiano Ronaldo u përjashtua me karton të kuq në udhëtimin e Real Madridit në San Mames ku Los Blancos barazuan 1:1 me Athletic Bilbaon, duke humbur mundësinë të ngjiten në pozitën e dytë në La Ligë, mbi Barcelonën. Por, përveç barazimit, përjashtimi i yllit portugez ishte një prej ngjarjeve kryesore të ballafaqimit. Gjithçka nisi pas…

Sport
Cristiano Ronaldo u përjashtua me karton të kuq në udhëtimin e Real Madridit në San Mames ku Los Blancos barazuan 1:1 me Athletic Bilbaon, duke humbur mundësinë të ngjiten në pozitën e dytë në La Ligë, mbi Barcelonën.
Por, përveç barazimit, përjashtimi i yllit portugez ishte një prej ngjarjeve kryesore të ballafaqimit.
Gjithçka nisi pas një ballafaqimi mes Ronaldos dhe Gurpegit, që pasoj me shtyrje, por e vërteta është se Ronaldo mund edhe mos ta ketë merituar kartonin e kuq, duke pasur parasysh provokimin e futbollistëve vendas.
Si do që të jetë, kjo ishte hera e parë që Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq, nga janari i vitit 2010, në minutën e 70’të të ndeshjes në Santiago Bernabeu kundër Malagas.