Ronaldo shumë më keq se Bale
Statistikat e Cristiano Ronaldos nga gjuajtjet e lira janë me të vërtetë katastrofale. Përndryshe, Bale posedon statistika shumë më të mira se portugezi në këtë aspekt.

Sport
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo dikur njihej si njëri nga lojtarët që është mjeshtër i goditjeve të lira.
Sidoqoftë, një gjë e tillë mbetet vetëm e kaluar, pasi portugezi nuk ka arritur të shënojë gol në 51 tentimet e fundit nga gjuajtjet e lira.
Ai tashmë shënon një gol në çdo 15.6 goditje të lira, një mesatare kjo shumë e dobët për Ronaldon.
Goli i fundit i shënuar nga Ronaldo nga një goditje direkte nga gjuajtja e lirë ishte gjatë prillit të vitit të kaluar në Ligën e Kampionëve kundër Bayern Munich në Allianz Arena.
Bale është njeriu që mund të marrë përsipër goditjet e lira te skuadra e Realit, pasi ka një mesatare shumë të mirë, prej një goli në çdo 9.5 goditjeve të lira.