Ronaldo – Shqipëri, zbulohet gjithçka

8:43 | 8 Shtator 2015

Cristiano Ronaldo nuk ishte në nivelin e duhur të formës fizike në ndeshjen kundër Shqipërisë, ka bërë të ditur selektori i Portugalisë, Fernando Santos.

Selektori i Portugalisë, Fernando Santos ka bërë të ditur se Cristiano Ronaldo nuk ishte në nivelin e duhur të formës fizike në ndeshjen kundër Shqipërisë.

“Ai është një lojtar i cili shënon 50 gola në sezon, sigurisht që mungesa e golave shkakton një ankth. Por, ai sakrifikoi shumë, pasi kishte dhimbje gjatë këtij takimi”, është shprehur Santos.

Në takimin e radhës, Portugalia pret Danimarkën.

“Duhet të përballemi ndaj Danimarkës si të ishte një finale. Fitorja gjithmonë është e rëndësishme, prandaj ndaj Shqipërisë së fortë bëmë një hap shumë të rëndësishëm”, ka shtuar ai.