Ronaldo pranë largimit, Juventus ka katër zëvendësues të portugezit

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është shumë afër të largohet nga Torino dhe të kalojë te Manchester City.

Sport

26/08/2021 21:48

Marrëveshja në parim është arritur mes portugezit dhe klubit anglez, derisa mbetet të gjendet vetëm ‘gjuha e përbashkët’ mes dy skuadrave, transmeton lajmi.net.

Sipas Gazzetta dello Sport, kalimi i Ronaldos te City është gjithmonë e më afër dhe në rast që ndodh, atëherë Juventus do provojë të marrë dy sulmues.

Gazeta italiane raporton se ka nisur kontaktet me PSG-në për sulmuesin Mauro Icardi, gjë që klubi do vendos vetëm nëse Kylian Mbappe të qëndrojë.

Në rast që ‘dështon’ ky opsion, atëherë Juventus ka në listë edhe dyshen e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette, dy sulmuesit që klubi londinez shpreson të shesë.

Në listë ndërkohë, mbetet edhe ylli i Evertonit, Moise Kean./Lajmi.net/