Ronaldo po refuzon të rikthehet në Itali

Cristiano Ronaldo është një nga nëntë futbollistët e huaj të Juventusit që nuk ndodhet në Itali.

Sport

30/04/2020 13:17

Në fakt, sulmuesi portugez nuk e ka ndërmend të rikthehet në Itali derisa të ketë një datë të saktë për rifillimin e kampionatit.

Ronaldo thuhet se mos rikthimin e tij po e justifikon me testimin pozitiv të Paulo Dybalas për të katërtën herë brenda gjashtë javëve të fundit, përcjell lajmi.net.

35 vjeçari ndodhet në Portugali, në Madira, që nga 9 marsi, kur ishte larguar me t’ pezulluar sezoni futbollist në Serie A.

Derisa në Itali nuk ka një datë të saktë për futbollin, për të cilin janë duke vazhduar bisedimet, Ronaldo do të mbetet në vendin e tij, në Portugali./Lajmi.net/