Ronaldo nuk luan në “Trofeo Berlusconi”, Juventusi publikon listën e lojtarëve të grumbulluar

Cristiano Ronaldo nuk do të marrë pjesë në turneun parasezonal, "Trofeo Berlusconi".

Sport

31/07/2021 12:19

Juventusi do të marrë pjesë në turneun parasezonal ku do të ndeshet me Monzan në kuadër të “Trofeo Berlusconi”, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, “Bianconerët” duhet ta bëjnë këtë gjë pa yllin e tyre, Cristiano Ronaldon.

Ronaldo sapo është rikthyer në Juventus pas pushimeve dhe siç duket do t’i vazhdojë ato edhe pak, pasi ai nuk është grumbulluar për ndeshjet e këtij turneu nga Massimiliano Allegri.

Më poshtë gjeni listën e plotë të ljotarëve të ftuar nga Allegri./Lajmi.net/