Ronaldo nuk dorëzohet: Ne jemi Juventus, do të festojmë përsëri me tifozët

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas përfundimit të ndeshjeve për vitin 2020 me Juventusin.

Sport

23/12/2020 12:04

Cristiano Ronaldo është shprehur optimist se Juventus do t’u rikthehet rezultateve pozitive në vitin 2021.

Bianconerët i mbyllën ndeshjet e 2020-ës me humbje 0-3 në shtëpi nga Fiorentina në Serie A.

Por, Ronaldo beson se skuadra do të rikthehet në rrugën e fitoreve, transmeton lajmi.net.

“Dje, me një paraqitje të zbehtë dhe një rezultat larg nga i pranueshmi, ne i mbyllëm ndeshjet e caktuara për vitin 2020, një vit i veçantë në shumë mënyra. Stadiume bosh, protokole COVID, ndeshje të anuluara, ndërprerje të mëdha dhe kalendar shumë i ngjeshur. Por, kjo nuk është arsyetim për asgjë”, shkroi Ronaldo.

“Ne e dimë se duhet të japim më shumë nga vetja, në mënyrë që të luajmë më mirë dhe të fitojmë më me vazhdimësi. Ne jemi Juventus. De, ne thjeshtë nuk mund të pranojmë asgjë më pak se shkëlqim në fushë”, shtoi ai.

“Shpresoj që kjo ndërprerje e shkurtër do të na ndihmoj të kthehemi edhe më të fortë dhe të bashkuar se kurrë më parë sepse sezoni është larg nga përfundimi dhe në fund ne besojmë se përsëri do të festojmë me tifozët. Na besoni, besoni tek ekipi siç besojmë ne tek ju, dhe do t’ia dalim. Fino alla fine”, përfundoi Ronaldo. /Lajmi.net/