Ronaldo, njeriu i rekordeve

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është makinë e golave. Dhe, kështu ai është në ndjekje të një numri rekordesh me fanellën e Los Blancos.

Sport

23/09/2014 14:30

Cristiano Ronaldo për një kohë të gjatë është munduar nga lëndimet por të shtunën realizoi het-trik kundër Deportivo La Corunës.

Dhe, ky ishte tregolëshi i 24-të i tij me fanellën e Real Madridit me çka e tejkaloi legjendën e klubit Ferenc Puskas. Në krye është Alfredo Di Stefano, me 28. Por, ky nuk është i vetmi rekord të cilin e ndjek Ronaldo këtë edicion.

Ronaldo realizoi 182 gola në kuadër të La Ligës, më shumë se ai kanë shënuar vetëm Zarra (251), Messi (246), Sanchez (234), Raul (228) dhe Di Stefano (227).

Mes këtij dhe edicionit të ardhshëm ai mund të tejkalojë Zarran, por vështirë se edhe Messin. Në Ligën e Kampionëve, Raul është realizatori më i mirë me 71 gola, vetëm tre më shumë se Ronaldo.