Ronaldo në formë
Cristiano Ronaldo ka thënë se ndihet çdo ditë e më mirë fizikisht dhe shprehu besimin se do të jetë në formë për ndeshjen e parë të Portugalisë në Kampionat botëror kundër Gjermanisë.
Sport
Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka bërë të ditur se ndihet më mirë pas probleme fizike dhe ka siguruar se do të jetë gati për ndeshjen e parë të Kampionatit botëror në Brazil.
Ronaldo luajti për 64 minuta në fitoren ndaj Republikës së Irlandës me rezultat 5-1, dhe konfirmoi se është rikuperuar.
“Jam duke u stërvitur mirë, jam duke ndjekur këshillat e mjekëve dhe avancimet janë inkurajuese”, deklaroi Ronaldo. “Ndihem më mirë çdo ditë, do të jem në formë për ndeshjen e parë”, shtoi ai.
Prezenca e Ronaldos për duelin e parë të Portugalisë me Gjermaninë është shumë e rëndësishme. “Nuk kam asnjë brengë. Jam mirë fizikisht dhe nga gjendja shpirtërore”, u shpreh ai.
Ndihma e Ronaldos është shumë e rëndësishme për Portugalinë në grupin ku marrin pjesë edhe Gana dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.