Ronaldo mund të largohet nëse Juventus nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Torino nëse "Zonja e Vjetër" dështon të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Sport

13/04/2021 13:43

Juventus, Milan, Atalanta dhe Napoli duket se janë duke garuar për tri pozitat, meqenëse Inter shihet si favoriti për titull, përcjellë lajmi.net.

Pas fitores ndaj Genoas, gazeta italiane Tuttosport ka njoftuar se portugezi do largohet nëse nuk përfundojnë në top katër këtë edicion.

36-vjeçari me Juventusin këtë edicion ka fituar trofeun e Kupës së Italisë, por “Bianconerët” janë 12 pikë prapa liderit Inter, derisa kanë mbetur edhe tetë ndeshje të pazhvilluara, kurse edhe janë eliminuar nga Liga e Kampionëve në fazën e 1/16 nga Porto.

Ronaldo është i lidhur me rikthimin te Manchester United dhe Real Madrid në javët e fundit, por sulmuesi do të diskutojë të ardhmen pasi të përfundojë ky edicion./Lajmi.net/