Ronaldo: Ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Ronaldo ka thënë se Real Madrid mund të fitojë Ligën e Kampionëve nën drejtimin e trajnerit të ri, Zinedine Zidane.

Sport

23/01/2016 12:28

Zinedine Zidane është trajneri më i mirë i mundshëm për Real Madridin, sipas legjendës së klubit, Ronaldo.

Ish reprezentuesi brazilian beson se strategu i ri francez mund ta udhëheq ekipin drejt trofeve të rëndësishëm, përfshirë Ligën e Kampionëve.

“Zidane është trajneri më i mirë i mundshëm për Realin”, u shpreh Ronaldo për mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

“Real Madrid gjithmonë fiton tituj, andaj edhe këtë edicion mund ta fitojë Ligën e Kampionëve. Jam i sigurt se ky ekip mund të rikthehet”, u shpreh ai.