Ronaldo kthehet sot në stërvitje me Juventusin

Cristiano Ronaldo dhe Juventus do të fillojnë përgatitjet për rifillimin e sezonit.

Sport

19/05/2020 09:10

Ylli portugez do të kthehet të martën [sot] në qendrën stërvitore në Continassa, pasi kaloi disa javë në Madeira të Portugalisë.

Seancat stërvitore individuale janë zhvilluar në qendrën e Juventusit. Nga dje e deri të premten, të gjithë do të stërviten në fusha, përveç Higuain e Rabiot, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, siç raporton ‘Tuttosport’, Ronaldo do të kthehet sot për t’u stërvitur në Continassa, pasi mbaroi vet-izolimin.

Nuk dihet nëse ai qysh në trajnimin e parë do të jetë me shokët e skuadrës apo i vetëm. /Lajmi.net/