Ronaldo – Inter, “bomba” e mbrëmjes (FOTO)
"Interi mund të blejë edhe Cristiano Ronaldon".
Sport
Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, beson shumë në pronarët e rinj të klubit zikaltër.
Ai e ka “shfrenuar fantazinë” sot, duke thënë që Interi ka para që të blejë edhe Cristiano Ronaldon, përcjellë “Lajmi.net”.
“Sot kemi pronarë të fortë dhe të qëndrueshëm. Pronarët e rinj kinezë mund të blejnë lojtarët më të famshëm në botë si Cristiano Ronaldo, por s’mund ta bëjmë atë për shkak të fair-playt financiar”, deklaroi Ausilio.
“Na pret një rrugë e gjatë, që sigurisht kërkon kohë dhe durim. Duhet të bëjmë sa më pak gabime”, shtoi Ausilio. /Lajmi.net/