Ronaldo i ndytë

Mediat suedeze nuk janë dorëzuar me shpresë për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, pavarësisht humbjes së ngushtë në Lisbonë, në ndeshjen ku pamë anën pozitive dhe atë negative nga Cristiano Ronaldo, i cili ka marrë kritika për sjelljen e tij. “Ju ende nuk mund t’i përjashtoni suedezët”, ishte titulli në Dagens Nyheter. “Kjo skuadër edhe…

Sport

16/11/2013 20:45

Mediat suedeze nuk janë dorëzuar me shpresë për kualifikim në Kampionatin botëror 2014, pavarësisht humbjes së ngushtë në Lisbonë, në ndeshjen ku pamë anën pozitive dhe atë negative nga Cristiano Ronaldo, i cili ka marrë kritika për sjelljen e tij.

“Ju ende nuk mund t’i përjashtoni suedezët”, ishte titulli në Dagens Nyheter. “Kjo skuadër edhe në të kaluarën është përballur me ecje në sheshin e të vdekurve”, shtoi e përditshmja duke iu referuar rikthimeve të kaluara të realizuara nga skuadra.

Një tjetër gazetë, Svenska Dagbladet, ishte më pak optimiste. “Të dytit pas pjesës së parë”, duke theksuar se Suedia duhet të jetë e “lumtur” që është ende në garë, duke konsideruar se u rrezikua mjaft shumë. Zlatan “duhet të bëjë më tepër në ndeshjen e kthimit” vazhdoi ajo.

Tabloidët Aftonbladet dhe Expressen vendosën ta kritikojnë Ronaldon, i cili u ndëshkua pasi zgjati këmbën duke qëlluar portierin suedez Isaksson e më pas goditi me kokë mbrojtësin Mikael Lustig.

“Hidhërim për sjelljen e Ronaldos, por jemi ende në garë për Kampionatin botëror”, shkruante në ballinën e Expressen, që u ankua se Suedia meritoi më tepër.

Aftonbladet shtoi: “Sjellje e keqe nga Ronaldo, i cili në fund e përfundoi ndeshjen si hero, ndryshe nga Ibrahimovic”.