Ronaldo i lumtur për golin e parë në stadiumin e Al-Nassr

Cristiano Ronaldo shprehu gëzimin e tij pasi shënoi një goditje dënimi të jashtëzakonshme nga 30 metra për të ndihmuar Al-Nassr të fitojë të shtunën. Ylli portugez gjuajti në një pozicion mahnitës për të barazuar rezultatin, me ndeshjen që ma pas u mbyll 2:1 në favor të Al-Nassr. Ronaldo shkoi në rrjetet sociale për të ndarë…

Sport

19/03/2023 10:19

Cristiano Ronaldo shprehu gëzimin e tij pasi shënoi një goditje dënimi të jashtëzakonshme nga 30 metra për të ndihmuar Al-Nassr të fitojë të shtunën.

Ylli portugez gjuajti në një pozicion mahnitës për të barazuar rezultatin, me ndeshjen që ma pas u mbyll 2:1 në favor të Al-Nassr.

Ronaldo shkoi në rrjetet sociale për të ndarë kënaqësinë e tij: “Shkëlqyeshëm që morën fitoren dhe shumë i lumtur që shënova këtu në stadiumin tonë me tifozët tanë!”

Goli i Ronaldos ishte i pari i tij në ‘Mrsool Park’ që kur iu bashkua klubit në janar. Ai tani ka nëntë gola nga tetë paraqitje në ligë.

Al-Nassr është sërish në aksion më 4 prill kur ata përballen me Al-Adalah në ndeshjen e tyre të parafundit në ligë të sezonit. Ata janë aktualisht një pikë prapa liderit Al-Ittihad./Lajmi.net/