Ronaldo i jep lamtumirën bashkëlojtarëve, mbyllet aventura e tij në Juventus pas tre sezonesh
Cristiano Ronaldo po largohet nga Juventusi.
Sport
Aventura e Ronaldos te Juventusi po përfundon pas tre sezonesh të kaluara, transmeton lajmi.net.
Sipas gazetarit Gianluca Di Marzio, Futbollisti ishte prezent sot në qendrën e stërvitjes së “Zonjës së Vjetër” ku u përshëndet me shokët e tij të skuadrës.
Sulmuesi mbrëmë kishte zbrazur dollapin e tij në qendërn sportive të klubit, dhe është gati për të nisur një aventurë të re.
Portugezi në këtë vendim u ndihmua edhe nga agjenti i tij Jorge Mendes i cili së fundmi u angazhua shumë për të gjetur ekip të ri për klientin e tij.
36-vjeçari, karrierën pritet ta vazhdojë në Angli te Man City ku tashmë ka marrëveshje personale për një kontratë dy-vjeçare me pagë rreth 15 milionë euro në sezon.
‘Bianconerët” do të përfitojnë rreth 30 milionë euro nga shitja e yllit portugez. /Lajmi.net/
#Juventus, il giorno dell’addio di #CristianoRonaldo LIVE: il portoghese è arrivato alla Continassa | FOTOhttps://t.co/13GDpzsRRJ
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 27, 2021