Ronaldo, Hulk dhe Lewandowski në një skuadër

Cristiano Ronaldo, Hulk dhe Robert Lewandowski mund të jenë bashkëlojtar, pas disa vitesh në Paris Saint-Germain.

Sport

03/10/2015 15:30

Paris Saint-Germain ka një plan për të krijuar një repart sulmues të jashtëzakonshëm në vitet e ardhshme.

Kampioni i Ligue 1 tashmë ka shprehur interesim për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Por, sipas mediave franceze, gjiganti nga Parc des Princes planifikon që në të ardhmen të bëjë përpjekje për transferimin e golgeterit të Bayern Munichut, Robert Lewandowski. Por, ata nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq.

Drejtuesit e pasur të Paris Saint-Germain kanë identifikuar edhe sulmuesin e fuqishëm të Zenit St Petersburg, Hulk, si objektiv për përforcim në të ardhmen.