Ronaldo flet për të ardhmen: Çfarë do që vjen do jetë më e mira

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo më në fund ka thyer heshtjen duke folur për të ardhmen, pas raportimeve se do largohet nga Torino.

Sport

14/06/2021 16:36

Ronaldo është me Portugalinë tani në Kampionatin Evropian duke synuar të përsërisë suksesin e vitit 2016, transmeton lajmi.net.

I pyetur për të ardhmen, Ronaldo tha se çfarë do vijë është më e mira, por mbetet i fokusuar te “Zonja e Vjetër”.

“Jam duke luajtur në vitet më të mira, kjo nuk do këtë ndryshim te unë në Kampionatin Evropian, jam 26-vjeçar tash”.

“Çfarë do vijë do jetë gjëja më e mirë për mua. Tani jam i fokusuar në turne”.

“Mungesa e Cancelos nuk do jetë faktor i madh, duhet të fokusohemi te dikush tjetër. Është turp që është pozitiv, nuk biseduam për COVID-19, jemi lodhur, tani jemi duke jetuar me të. Jemi të fokusuar në sfidë, pjesa tjetër nuk ka rëndësi”.

“Mund të luajë ku do që i nevojitem skuadrës, kjo është gjëja më e rëndësishme, jo pozicioni që ndoshta preferojë. Gjëja më e rëndësishme është të japësh kontribut që skuadra të fitojë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, PSG mund të jetë destinacioni i radhës për CR7./Lajmi.net/