Ronaldo: ‘Derby d’Italia’ i mirë sa ‘El Clasico’

Cristiano Ronaldo ka folur lidhur me ‘Derby d’Italia’, i cili luhet këtë fundjavë.

Sport

28/02/2020 20:01

Juventus dhe Inter do të vihen përballë njëra tjetrës, në një që pritet të jetë ndeshja më interesante e sezonit në Seri A.

Para kësaj ndeshje, disa komente ka dhënë edhe Cristiano Ronaldo, i cili beson se ‘Derby d’Italia’ është po aq interesant sa ‘El Clasico’.

“Do të jetë ndeshje e madhe, njësoj sikur do të jetë Real Madrid – Barcelona, që do të luhet gjithashtu të dielën në mbrëmje” ka thënë Ronaldo, transmeton lajmi.net.

“Ndeshja kundër Inter është një nga ato ndeshjet e mira për t’u luajtur, sikur ato kundër Milan apo Lazio. Të gjithë duan të luajnë në këso ndeshjesh” ka thënë tutje portugezi.

‘Derby d’Italia’ do të luhet me dyert e mbyllura, si pasojë e Coronavirusit. /Lajmi.net/