Ronaldo çmend japonezët (Video)

Cristiano Ronaldo ka qenë prezent në një spektakël televiziv japonez, ku i ka çmendur tifozët nga ky vend, të cilët e patën mundësinë t’ia zgjasnin dorën.

Sport

23/07/2014 18:53

Cristiano Ronaldo po qëndron në Japoni për çështje marketingu, ndërsa e shfrytëzoi rastin të shkonte në një spektakël televiziv.

Dhe, ylli portugez u prit si një hero nga fansat, të cilët e patën mundësinë t’ia zgjasnin dorën, derisa po hynte në studio.

Dhe, sulmuesi i Real Madridit iu përgjigj disa pyetjeve të drejtuesve të emisionit, ndërsa u shfaqën edhe disa video të momenteve më të mira të karrierës së tij.

Gjithashtu, ai u vu në një sprovë mjaft të vështirë, të cilën mund ta shihni në video.