Ronaldo barazon rekordin e Telmo Zarras

23:46 | 12 Shtator 2015

Cristiano Ronaldo me pesë golat e tij ndaj Espanyolit i theu dy rekorde.

Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit në La Liga, mirëpo edhe futbollisti i dytë që shënon nga pesë gola në një ndeshje për dy sezone rresht.

Këtë gjë më parë e kishte arritur vetëm Telmo Zarra në edicionet 1942 dhe 1943.