Ronaldinho mund të largohet nga Queretaro

Ylli brazilian i skuadrës meksikane Queretaro, Ronaldinho, mund të largohet nga klubi. Sulmuesi i madh kërkohet nga Los Angeles Galaxy në Major League Soccer.

Sport

13/11/2014 19:00

Aventura e Ronaldinhos në Meksikë mund të përfundojë së shpejti. Sulmuesi i mirënjohur brazilian, i cili nga shtatori është anëtar i ri i skuadrës Queretaro, mund të përfundojë në Major League Soccer.

Sipas të së përditshmes sportive madrilene “Marca”, ish ylli i Barcelonës e Milanit është një prej objektivave kryesor të klubit Los Angeles Galaxy për sezonin e ri në Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ronaldinho erdhi në Queretaro si futbollist i lirë dhe ka filluar të shkëlqejë në skuadrën e tij të re.

Por, mbetet të shihet nëse aventura e tij në Meksikë do të jetë më e shkurtër se që ishte planifikuar fillimisht dhe nëse ai do të jetë përforcim i radhës i LA Galaxy.