Romero i Argjentinës, ia shkatërron karrierën futbollistit të Venezuelës (VIDEO)
Portieri i Argjentinës, Sergio Romero, e ka turpëruar mesfushorin e Venezuelës, Luis Seijas, gjatë ekzekutimit të një penalltie nga ky i fundit.
Sport
Ishte Seijas ai që tentoi të shënonte me Panenka, por Romero nuk lëvizi nga vendi, duke e kapur topin, përcjell Lajmi.net.
Argjentina e fitoi këtë përballje 4:1, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës, aty ku do të luajë me SHBA-të.
