Romano: PSG ende nuk ka propozuar rinovimin për Di Marian

PSG ende nuk ka hapur negociatat për rinovimin e kontratës së sulmuesit Angel di Maria.

Sport

17/03/2022 14:16

Argjentinasit i skadon kontrata në verë, ndërkohë ka raportime që “Parisienët” nuk do t’i ofrojnë kontratë të re, transmeton lajmi.net.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka treguar që PSG ende nuk ka hapur negociatat për rinovimin e kontrats së Di Marias dhe që ka gjasa të mëdha të largohet si agjent i lirë.

Sidoqoftë, ai shton se Di Maria është ende në pritje të vendimit përfundimtar të klubit në muajt e ardhshëm.

Ndërkohë, PSG do kërkojë transferimin e Riyad Mahrez nga Manchester City./Lajmi.net/