Romano konfirmon bisedimet e Cityt me agjentin e CR7, marrëveshje e komplikuar

Manchester City është në bisedime me Juventusin për transferimin e yllit portugez, Cristiano Ronaldo.

Sport

24/08/2021 23:38

Portugezi është duke kërkuar me çdo kusht largimin nga Torino, sa që edhe të kaloi te rivali lokal i ish skuadrës, Manchester City, transmeton lajmi.net.

Agjenti Jorge Mendes ka kontaktuar Manchester Cityn për shërbimet e Ronaldos, por skuadra angleze nuk dëshiron të paguajë asnjë çmim, derisa Juventus kërkon 25 milionë euro.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se kjo marrëveshje është e komplikuar dhe Juventus ka besim që Cristiano do qëndrojë në Torino./Lajmi.net/