Romano jep detaje lidhur me trajnerin e ri të Newcastle, ja kush është favorit

Newcastle United para pak orëve konfirmoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Steve Bruce.

Sport

20/10/2021 13:29

Me ardhjen e sheikëve në krye të klubit priten ndryshime të mëdha, derisa klubi anglez shkarkoi Bruce shkaku i rezultateve të dobëta, shkruan lajmi.net.

Ndërsa, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka zbuluar disa emra që janë kandidatë për stolin e Newcastle.

“Paulo Fonseca dhe Lucien Favre janë opsione për listën e Newcastle në pozitën e trajnerit. Nuk ka bisedime me Antonio Conte për momentin. Fonseca i hapur për të diskutuar.

Para disa ditëve bisedimet nisën me Fonseca. Favre është në pritje gjithashtu. Asgjë nuk është arritur. Gara ende e hapur”, shkroi ai.

Ndërkohë, thuhet se Newcastle do shpenzoi plotë 200 milionë euro në afatin kalimtar të janarit./Lajmi.net/