Roma synon transferimin e Paredes – lojtari i hapur për largim nga PSG
Skuadra e Romës po bën llogaritë e saj për mesfushën dhe është e gatshme të bëjë hapa konkret gjatë merkatos së verës.
Sport
Roma pritet të shkëpusë marrëveshjen me Jordan Veretout dhe kësisoj po kërkojnë një alternativë për mesfushën.
Sipas raportimeve të ‘Calciomercato’, Roma ka shënjestruar Leandro Paredes të PSG, transmeton lajmi.net.
Krerët e Romës kanë kontaktuar përfaqësuesit e argjentinasit dhe pritet të avancojnë në negociata.
Paredes fiton rreth 7 milionë euro për sezon te skuadra e Paris Saint Germain.
Një nga shtysat e Paredes për transferimin te Roma mund të jetë edhe hapësira më e madhe që mund të gjejë në ‘Stadio Olimpico’. /Lajmi.net/