Roma po shkelë

Roma iu bashkua Napolit në krye të tabelës në Serie A duke mposhtur Parmën në udhëtim me rezultat 3-1. Skuadra e trajnerit Rudi Garcia vazhdoi fillimin e mbarë të sezonit duke ruajtur bilancin pozitiv pas tri xhirove të para. Vendasit kaluan të parët në epërsi nëpërmjet golit të mesfushorit Jonathan Biabiany në minutën e 39-të.…

Sport

16/09/2013 21:40

Roma iu bashkua Napolit në krye të tabelës në Serie A duke mposhtur Parmën në udhëtim me rezultat 3-1.

Skuadra e trajnerit Rudi Garcia vazhdoi fillimin e mbarë të sezonit duke ruajtur bilancin pozitiv pas tri xhirove të para. Vendasit kaluan të parët në epërsi nëpërmjet golit të mesfushorit Jonathan Biabiany në minutën e 39-të.

Por, Giallorossët reaguan furishëm gjatë pjesës së dytë kur përmbysën gjithçka. Alessandro Florenzi e barazoi rezultatin në minutën e 47-të, kurse kapiteni Francesco Totti e kaloi Romën në epërsi në minutën e 70-të.

Fitoren e mysafirëve e vulosi përforcimi i ri Kevin Strootman i cili shënoi nga penalltia, pesë minuta para fundit. Me këto tri pikë, Roma ngjitet në krye të tabelës së bashku me Napolin si dy skuadrat e vetme me bilanc pozitiv.