Roma ndalet nga Fiorentina, rrezikon zonën e Evropës

Ka përfunduar ndeshja në mes Fiorentinas dhe skuadrës së Romës. Roma ka pësuar një humbje dëshpëruese nga Fiorentina, pasi këta të fundit fituan 2:1, shkruan lajmi.net. Golin e vetëm për Romën e shënoi Stephan El Shaarawy, i cili i dhuroi epërsinë skuadrës së Jose Mourinhos në minutën e 11’ të ndeshjes. Rezultati i pjesës së…

Sport

27/05/2023 20:01

Ka përfunduar ndeshja në mes Fiorentinas dhe skuadrës së Romës.

Roma ka pësuar një humbje dëshpëruese nga Fiorentina, pasi këta të fundit fituan 2:1, shkruan lajmi.net.

Golin e vetëm për Romën e shënoi Stephan El Shaarawy, i cili i dhuroi epërsinë skuadrës së Jose Mourinhos në minutën e 11’ të ndeshjes.

Rezultati i pjesës së parë, 1:0 në favor të Romës.

Në 45 minutat e dytë vendasit arritën të përmbysin Romën brenda tre minutave.

Luka Jovic barazoi në minutën e 85′, ndërsa Jonathan Ikone kaloi në epërsi Fiorentinën në minutën e 88′.

Me këtë fitore Roma mban vendin e shtatë me 60 pikë, një më shumë se Juventusi një pozitë më poshtë.

Fiorentina në anën tjetër pozicionohen në vendin e nëntë me 53 pikë gjithsej./Lajmi.net/