Roma mund të zgjedhë kryebashkiaken e parë grua

Qytetarët italianë do të votojnë sot për të përcaktuar kryetarët e 136 komunave në të gjithë vendin, në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore. Vëmendja e të gjithëve është përqendruar në Kryeqytet, ku mund të zgjidhet edhe kryebashkiakja e parë grua në historinë e Romës.

Bota

19/06/2016 20:51

 

Virginia Raggi, nga Lëvizja Pesë Yjet, grumbulloi 35% të votave në raundin e parë dhe është favoritja kryesore për të fituar. Ajo la pas kandidatin e propozuar nga Partia Demokratike e Kryeministrit Renzi, Roberti Giachettin.

Në rast se Virginia Raggi do të arrijë të përsërisë suksesin e saj edhe në këtë raund të dytë, atëherë ajo do të zgjidhet kryebashkiakja e parë grua në historinë e Kryeqytetit.

Qytetarët e Romës kanë qenë të pakënaqur me administrimin e qytetit të tyre. Kryebashkiaku i radhës do të gjejë një qytet, borxhet e të cili arrijnë në më shumë se 13 miliardë dollarë, shifër kjo e barabartë me dyfishin e buxhetit vjetor të Romës.

Qytetarët kanë radhitur si probleme madhore mangësitë e theksuara në transportin publik, në grumbullimin e mbeturinave, në infrastrukturë etj. Zgjedhjet vendore do të zhvillohen për të përcaktuar drejtuesit vendorë në 136 komuna.