Roma – Inter, forma e dy skuadrave para ndeshjes së sotme

Sonte zhvillohet derbi në Itali.

Sport

04/12/2021 09:43

Roma do të ballafaqohet me Interin në “Stadio Olimpico” nga ora 18:00, shkruan lajmi.net.

Interi momentalisht zë vendin e tretë me 34 pikë, ndërsa Roma ka 25 pikë në pozitën e pestë.

Skuadra e Romës është duke kaluar nëpër një formë të luhatshme, pasi në 10 ndeshjet e fundit kanë vetëm katër fitore, kanë pësuar plotë katër humbje, ndërsa në dy duelet tjera kanë ndarë pikët.

Në anën tjetër Interi po kalon formë fantastike, në 10 duelet e fundit ‘Nerazzurët’ kanë tetë fitore dhe dy barazime.

Ndërsa në 10 duelet e fundit mes këtyre dy ekipeve Roma ka dy fitore, aq sa ka edhe Interi, ndërsa gjashtë ndeshje tjera kanë përfunduar baras.

Për trajneri e ‘Gjallorosëve’, Jose Mourinho, sonte do të jetë ndeshje e veçantë pasi do të luajë kundër skuadrës ku kishte fitur ‘tripletën’ e famshme në sezonin 2009/10.

Sonte pritet një përballje mjaft interesante, dhe mbetet të shihet nëse do të ketë fitues në “Olimpico”. /Lajmi.net/