Me vendim të Inspektoratit Sanitar, mbyllet përkohësisht Pishina e Gërmisë
Pishina e Gërmisë, do të jetë përkohësisht e mbyllur deri në marrjen e mostrave dhe përfundimin e analizave nga IKSHPK. Për këtë ka njoftuar NPL “Sport Marketing” Sh.A, të cilët kanë thënë se është vendim i Inspektoratit Sanitar, ndërsa kanë shtuar se ata kontrollojnë cilësinë e ujit rregullisht dhe bëjnë matjen e vlerave përkatëse në…
Lajme
Pishina e Gërmisë, do të jetë përkohësisht e mbyllur deri në marrjen e mostrave dhe përfundimin e analizave nga IKSHPK.
Për këtë ka njoftuar NPL “Sport Marketing” Sh.A, të cilët kanë thënë se është vendim i Inspektoratit Sanitar, ndërsa kanë shtuar se ata kontrollojnë cilësinë e ujit rregullisht dhe bëjnë matjen e vlerave përkatëse në përputhje me standardet dhe procedurat e brendshme të mirëmbajtje.
Sipas kësaj kompanie, gjendja e përgjithshme e Pishinës së Gërmisë është e mirë, si në aspektin e cilësisë së ujit, ashtu edhe të ambienteve brenda saj.
“Megjithatë, duke marrë parasysh rregullat dhe procedurat e IKSHPK-së për pishinat publike, si dhe për hir të transparencës dhe korrektësisë ndaj qytetarëve, do të presim rezultatet zyrtare nga Instituti para vazhdimit të punës. Si ndërmarrje, respektojmë dhe zbatojmë vendimet e organeve përgjegjëse, duke pasur si prioritet kryesor sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve. Pas përfundimit të procedurave dhe marrjes së rezultateve zyrtare, do t’ju informojmë me kohë për vazhdimin e punës së Pishinës së Gërmisë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: