Rolling Stones me album të ri

Kitaristi i rok grupit të famshëm Rolling Stones, Keith Richards është shprehur se grupi mund të krijojë albumin e ri vitin që po vjen.

ShowBiz

02/09/2015 12:41

Richards një intervistë për “Entertainment Weekly” ka  treguar se grupi dëshiron që të rikthehet përsëri në studio për të krijuar albumin e tyre më të ri.

“Po mundohem që t’i rikthejë Stones, në studio, por nuk besoj që kjo të ndodhë në këtë vit. Pas turneut në Amerikën Jugore, në muajt mars dhe shkurt, do të rikthehemi në prill në studio”, ka thënë Richards, transmeton Klan Kosova.

Muajin e kaluar është përfolur se rok grupi do të ndahet por ata e kishin mohuar këtë kategorikisht.

“Njerëzit janë shprehur se ne po ndahemi si grup pas secilit turne qysh nga viti 1975. Nëse dikush duhet të jetë I interesuar për këtë ndarje, duhet të jenë Stones dhe ne nuk e kemi ndërmend të ndahemi” tha ai.

Richards do të lansojë solo albumin “Crosseyed Heart”, për herë të parë pas 23 vjetëve gjatë këtij muaji.

Albumi do të përmbajë 15 këngë ndërsa do të  lansohet më 18 shtator.