Rojo në burg?
Përforcimi i ri i Manchester Unitedit, Marcos Rojo mund të dënohet me burg pas një incidenti në vendlindjen e tij në Argjentinë ku akuzohet se goditi me shishe një fqinj.
Sport
Përforcimi i ri i Manchester Unitedit, Marcos Rojo rrezikon të burgoset për shkak të një incidenti në vendlindjen e tij në Argjentinë.
Ngjarja ndodhi në nëntor të vitit 2010 dhe sipas “People”, prokurorët kërkojnë që ai të paraqitet në gjyq. Rojo – i cili nënshkroi për Manchester Unitedin në transferim me vlerë prej 16 milionë funte nga Sporting Lisbon – u përfshi në një incident me fqinjin e tij, Juan Pablo Gomez, dhe e qëlloi atë me një shishe.
Përplasja raportohet se kishte ndodhur në La Pata, Buenos Aires, ku reprezentuesi argjentinas ishte duke festuar transferimin e tij nga Estudiantes në Spartak Moskë dhe sipas raportit mjekësor, viktima pësoi lëndime në “fytyrë, trup dhe parakrah”. Rojo ishte akuzuar në tetor 2012.
Mbrojtësi ende nuk ka debutuar për Unitedin për shkak se nuk është pajisur me leje të punës.