Rohde: Rastet e fundit të dhunës me bazë gjinore janë shokuese për të gjithë

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar për vrasjen e gruas nga bashkëshorti i saj në Pejë. Rohde tha se rastet e fundit janë shokuese. Tutje ai ka thënë se kjo dukuri duhet dhënë fund. “Rastet e fundit të dhunës me bazë gjinore janë shokuese për të gjithë. Ne i bashkohemi popullit të Kosovës sot në…

Lajme

17/04/2024 11:57

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka reaguar për vrasjen e gruas nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Rohde tha se rastet e fundit janë shokuese.

Tutje ai ka thënë se kjo dukuri duhet dhënë fund.

“Rastet e fundit të dhunës me bazë gjinore janë shokuese për të gjithë. Ne i bashkohemi popullit të Kosovës sot në Ditën e Zisë dhe shprehim simpatinë tonë për ata që vuajnë për humbjet. Paralelisht me Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ne nënvizojmë zotimin tonë për të punuar drejt një fundi të dhunës me bazë gjinore”.

Edhe misionet tjera diplomatike në Kosovë kanë shprehur solidaritetin e tyre për viktimat e femicidit.