Rohde: Çfarë ka ndodhur në Reçak është fakt, ata që e mohojnë e pengojnë pajtimin në rajon
Ambasadori i Gjermanisë në Reçak, Jorn Rohde ka shkruar për masakrën e Reçakut në përvjetorin e saj. Ai përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka shkruar se ajo çfarë ka ndodhur në Reçak është fakt, shkruan lajmi.net. “Ajo që ndodhi në Reçak është fakt! Dhe krimet që kanë ndodhur janë raportuar mirë, pra nga…
Lajme
Ambasadori i Gjermanisë në Reçak, Jorn Rohde ka shkruar për masakrën e Reçakut në përvjetorin e saj.
Ai përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka shkruar se ajo çfarë ka ndodhur në Reçak është fakt, shkruan lajmi.net.
“Ajo që ndodhi në Reçak është fakt! Dhe krimet që kanë ndodhur janë raportuar mirë, pra nga organet e OKB-së + OSBE-së. Mohimi i këtyre krimeve nuk respekton kujtimin e të vdekurve, mban plagë të hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Rohde në “X”. /Lajmi.net/
Postimi i plotë në “X”:
What happened in Recak is a fact!
And the crimes that happened are well reported, i.e. by UN + OSCE bodies.Denying these crimes disrespects the memory of the dead, keeps wounds open and hinders progress towards regional reconciliation and European and Euro-Atlantic integration. pic.twitter.com/rnfZpVlY6E
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) January 15, 2025