Rodriguez shpërblen kamerierët, nëse triumfon Kolumbia
James Rodriguez u ka premtuar punëtorëve të një restoranti në Portugali se do t’i shpërblejë me nga 4.000 funte, në rast se Kolumbia e fiton Botërorin.

Sport
Punëtorët e restorantit në Portugali do të shpresojnë që Kolumbia ta fitojë Botërorin, pas premtimit që ua ka bërë James Rodriguez.
Ish futbollisti i Portos, i cili po shkëlqen në Botërorin e Brazilit, u kishte premtuar nga 4,000 funte për secilin nga 11 punëtorët e Anchor Violet, restorantit të cilit është bashkëpronar ai, në rast se vendi i tij triumfon këtë verë në këtë eveniment.
Kolumbia do të luajë me Brazilin sonte në çerekfinale dhe ekipi i Jose Pekerman do ta kërkojë gjysmëfinalen historike.
Pasi përfaqësuesja e këtyre portugezëve është eliminuar, atyre nuk u mbetet tjetër veçse të bëjnë tifo për Kolumbinë sonte.