“Mos na shkelni”- “Parlament, Qeveri të kujt jeni?”- Punëtorët e sektorit privat protestojnë në “Ditën e Punëtorit”

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Punëtorit. E derisa në sektorin publik sot është ditë pushimi, në sektorin privat puna vazhdon normalisht. E në lidhje me parregullsitë në sektorin privat një numër i madh i qytetarëve sot dolën për të protestuar. Në pankartat e shumta që mbanin në dorë punëtorët kanë njoftuar për mos-respektimin e të…

Lajme

01/05/2026 10:05

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Punëtorit.

E derisa në sektorin publik sot është ditë pushimi, në sektorin privat puna vazhdon normalisht.

E në lidhje me parregullsitë në sektorin privat një numër i madh i qytetarëve sot dolën për të protestuar.

Në pankartat e shumta që mbanin në dorë punëtorët kanë njoftuar për mos-respektimin e të drejtave të tyre në vendet e punës, duke kërkuar nga Qeveria që të merret me këto probleme,.

“Për 5 vite në punë vdiqën 97 punëtorë”, “Jemi lodhë”,” Parlament, Qeveri të kujt jeni?”.

“Mos na shkelni, mos na vononi jetën”, janë disa nga pankartat me mesazhe të kësaj proteste./Lajmi.net/