Robertson i dëshpëruar nga humbja: Jemi jashtë garës për titull

Pas 66 ndeshjeve pa humbje në shtëpi, Liverpooli ka humbur ndeshjen e dytë në Anfield këtë sezon, së fundmi 1-0 ndaj Brightonit.

Sport

04/02/2021 09:02

Kështu, mbrojtësi Andy Robertson beson se skuadra e tij është jashtë garës për titull, shkruan lajmi.net.

Për momentin, The Reds janë shtatë pikë mbrapa Manchester Cityt, të cilët gjithashtu kanë një ndeshje më pak.

“Brighton ishin një skuadër më e mire”, tha mbrojtësi anësor. “Jemi shumë të dëshpëruar të gjithë”.

“Sigurisht që duhet t’i lavdërojmë pasi ata luajtën shumë mirë. Krijuan raste duke zhvilluar edhe presion të lartë te ne”, u shpreh ai.

Liverpool do të zhvillojë ndeshjen e ardhshme pikërisht kundër liderit aktual, të dielën me fillim nga ora 17:30./Lajmi.net/