Roberto pranon 60% reduktim në pagë, afër rinovimit me Barcelonën

Sergi Roberto ka vetëm një dëshirë. Ai do të qëndrojë në ‘Camp Nou’.

Sport

28/04/2022 13:20

Lojtari spanjoll i skuadrës së Barcelonës, Sergi Roberto ka marrë vendimin e tij sa i përket të ardhmes.

Roberto do të vazhdojë qëndrimin e tij te Barcelona, pasi kjo është dëshira e tij e vetme. Sipas ‘Mundo Deportivo’, lojtari ka pranuar edhe reduktim në pagë, përcjell lajmi.net.

Ai ka pranuar një reduktim në pagë deri në 60% dhe tashmë rinovimi i tij nuk shihet si problem.

Thuhet se lojtari do të shtyjë kontratën e tij për një vit, në mënyrë që të mos largohet si lojtar i lirë. Por, ai mund të ndryshojë situatën e tij brenda kësaj kohe.

Sergi Roberto i jep Xavi Hernandezit një opsion për mesfushën dhe një për krahun e djathtë të mbrojtjes. /Lajmi.net/