Roberto Carlos: Ronaldo ishte unik, Messi dhe Cristiano nuk mund të krahasohen me të

Ikona braziliane, Roberto Carlos, ka dhënë disa komente mbi lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.

Sport

18/05/2020 11:40

Carlos nuk ka asnjë dyshim se emra si Ronaldo, Cristiano Ronaldo e Lionel Messi janë lojtarët më të mirë në histori.

Megjithatë, ish mbrojtësi i Real Madrid dhe kombëtares së Brazilit, Carlos, thotë se R9 ishte unik dhe Messi e CR7 nuk mund të krahasohen me të.

“Ronaldo u dallua në stërvitje. Ai ishte më i miri. Nuk do të ketë një tjetër si Ronaldo Fenomeni”, ka thënë Carlos për ‘Goal’, transmeton lajmi.net.

“Jo Neymar, jo Messi, jo Cristiano – Ronaldo është unik”, shtoi ai.

“Mendoj se në gjeneratën tonë ishte më vështirë të shënoje gola. Ishte lojë më fizike dhe sulmuesit ishin më pak të mbrojtur. Por, Ronaldo mund të bënte gjithçka”, tha mes të tjerash Carlos.

Një pjesë të madhe të karrierës, Ronaldo dhe Carlos e kanë kaluar duke qenë shokë skuadre. /Lajmi.net/